Please enter at least 3 characters.

Tërmeti me magnitudë 6.2 e ka goditur Papua Guinenë e Re

2020/02/Termeti-foto.jpg

Papua Guinea e Re është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 6.2, ka bërë të ditur hulumtimi i US Geological Survey.

Raportohet se termeti ka goditur në East New Britain, që është 30 kilometra afër kryeqytetit Kopoko, transmeton Telegrafi.

Megjithëse dridhjet ishin në bregdet, autoritetet e kanë thënë se nuk ka rrezik se mund të ketë edhe ndonjë cunami.

Banorët e zonës kanë ndjerë dridhje të fuqishme, derisa si pasojë e goditjes nga tërmeti, gjendja ende nuk i është kthyer normalitetit, sepse ka dridhje të vazhdueshme.

Por, meqenëse zona nuk është shumë e populluar, nuk ka pasur ndonjë panik të madh mes njerëzve, derisa ndërtesat nga materialet e forta dhe të punuara mirë, i kanë bërë ballë dridhjeve.

Deri më tani, nuk është raportuar për ndonjë lëndim në njerëz, apo dëmtime të mëdha objektesh. /Telegrafi/