Please enter at least 3 characters.

Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

2017/08/vrasje-2.jpg

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull pas një mosmarrëveshje.

Siç raporton policia, rasti ka ndodhur në rrugën "Ahmet Korenica" në Prishtinë, dje rreth orës 10:30.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/