Tentim vrasje në Komoran, arrestohen katër persona
13/08/2019
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Gllogoc të Komoranit.
Viktima mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore. Viktima është ndalur në QKUK për tretman mjekësor.
Njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj k-shqiptar dhe ka konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


