Please enter at least 3 characters.

Tensione të reja te Real Madridi: Yjet e gjigantit madrilen preferojnë Viniciusin para Kylian Mbappes

Real Madridi është duke vazhduar të ketë telashe tepër të mëdha në dhomën e zhveshjes.

“Los Blancos” po kalojnë një krizë të madhe në aspektin sportiv, ku janë rrugës për ta kaluar sezonin e dytë radhazi pa fituar asnjë trofe.

Sidoqoftë, problemi kryesor mbetet tek ego e lojtarëve. Sidomos dyshes Kylian Mbappe e Vinicius Jr, të cilët kanë dëshpëruar të japin paraqitje pozitive kur kanë luajtur së bashku në të njëjtin formacion.

Raportimet e fundit nga Spanja sugjerojnë se shumica e lojtarëve të Realit tashmë po mbajnë një anë, duke e mbështetur brazilianin para francezit.

“Lojtarët e Real Madridit kanë zgjedhur Vinicius Junior para Kylian Mbappe. Në këtë debat, shumica e lojtarëve janë me Vinin”.

“Arbeloa, kur ishte Mbappe i lënduar, arriti të krijojë një dinamikë pozitive dhe rezultate të duhura në ndeshjet e mëdha. Vini ishte lider dhe të tjerët e ndoqën. Mbappe kurrë nuk ka menaxhuar ta krijojë këtë. Ai është i vetëm dhe kjo shihet në fushë”, raporton “Le Journal”.

Real Madridi ndërkohë është afër ta humbë edhe La Liga-n, ku në rast që dështon ndaj Espanyolit, si dhe Barcelona fiton ndeshjen e mbetur, atëherë katalunasit janë kampion edhe matematikisht.

Te gjiganti madrilen pritet të ketë edhe ndryshime të shumta në skuadër, ku disa yje janë vendosur në listën e shitjeve./Telegrafi/