Please enter at least 3 characters.

Telefonuan 911 dhe reperi French Montana përfundoi me shpejtësi në spital pas rrahjeve të shpejta të zemrës dhe problemeve në stomak

2019/11/f2-scaled.jpg
220:"NEW YORK, NEW YORK - SEPTEMBER 28: French Montana attends the 2019 Global Citizen Festival: Power The Movement in Central Park on September 28, 2019 in New York City. (Photo by Noam Galai/Getty Images for Global Citizen)
31:"Getty Images for Global Citizen

French Montana është dërguar me shpejtësi në spital të enjten për shkak të rrahjeve të shpejta të zemrës dhe një përzierja në stomak.

Reperi maroken-amerikan, 35 vjeç, ishte 'i dehur' kur policët e gjetën atë duke fjetur në shtëpinë e tij, sipas audioincizimit që dëgjohet kur ai thirri 911, të cilin TMZ e siguroi të premten.

Pjesa më e madhe e bisedës është publikuar nga Policia, shkruan DailyMail.

Montana ishte duke fjetur në një dhomë gjumi në shtëpinë e tij në Calabasas kur policët hynë, pas një telefonate nga fqinjët që raportuan një grabitje të mundshme, thuhet sipas faqes së thashethemeve.

Sipas TMZ, kur policia hyri në shtëpinë e krijuesit të hitit "No Stylist", ai filloi të bërtas - sepse ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte - dhe më pas u rrëzua.

Policët vendosën të thërrasin një ambulancë rreth orës 1:30 pas mesnate dhe ai u dërgua në Spitalin e San Fernandos.

Burime të afërta me reperin thanë për TMZ se ai ka pasur një orar udhëtimi të ngjeshur së fundmi dhe se ai po vuante nga dhimbje të forta në stomak, nauze dhe kishte rrahje të zemrës me shpejtësi të lartë.

Montana (lindur Karim Kharbouch) u trajtua me lëngje IV dhe pritet të dalë nga spitali deri në fund të ditës.

Burime pranë situatës mendojnë se ky mund të jetë një rast i mundshëm i helmimit nga ushqimi.

Kohët e fundit reperi, i cili ka takuar Khloe Kardashian, bëri udhëtime në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Burimet pranë tij besojnë se ekziston një shans i mirë që ai mund të ishte i ekspozuar ndaj ushqimeve të kontaminuara.

Montana lindi në Marok dhe emigroi në ShBA me familjen e tij kur ishte 13-vjeç. /Telegrafi/