Please enter at least 3 characters.

Tekstshkruesi i "Spice Girls" konfirmon lidhjen intime ndërmjet Mel B dhe Geri Halliwell

2019/04/MelBGeri-e1556379028234.jpg
253:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 16: Mel B and Geri Halliwell accept the Spice Girls award for 'Brits Performance of 30 Years' on stage at The Brit Awards 2010 at Earls Court on February 16, 2010 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtaret Geri Halliwell (tash Geri Horner) dhe Mel B kanë pasur lidhje lesbike në kohën kur "Spice Girls" ishte në kulmin e suksesit - kështu ka thënë tekstshkruesi i këngëve të tyre.

Që nga koha kur Melanie Brown deklaroi se ka pasur lidhje intime me kolegen e saj nga grupi i vajzave, ka pasur pohime dhe mohime të shumta lidhur me këtë çështje.

Spice Girls (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Komentin më të fundit e ka dhënë tekstshkruesi Eliot Kennedy, i cili ka bashkëpunuar me anëtaret e grupit "Spice Girls".

"Ato e kishin atë marrëdhënien zjarr dhe akull. E kishin faktorin X, atë energji të pakapshme", citon metro.co.uk fjalët e Kennedy.

Romanca ndërmjet Gerit dhe Mel B u vu në fokus në prag të turneut të ribashkimit të grupit të vajzave dhe derisa Melania ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale, kolegia e saj ka mohuar diçka të tillë. /Telegrafi/