Please enter at least 3 characters.

Të zhgënjyer me paraqitjet e tij, Milani e vendos në shitje yllin e skuadrës

Milani raportohet se është i gatshëm të dëgjojë oferta për Christopher Nkunkun verën e ardhshme, pasi francezi nuk ka arritur ta justifikojë çmimin prej 37 milionë eurosh në “San Siro”.

Reprezentuesi i Francës pritet të largohet nga Milani gjatë verës, meqë kuqezinjtë janë të zhgënjyer me kontributin e tij në sezonin 2025/26.

28-vjeçari realizoi verën e kaluar transferimin prej 37 milionë eurosh nga Chelsea, duke u kthyer në blerjen më të shtrenjtë në Serie A për këtë edicion.

Sipas TMW, transferimi i Nkunkut nuk e ka bindur trajnerin Massimiliano Allegri, i cili priste të kishte në dispozicion një qendërsulmues klasik, më fizik.

Dhe Nkunku nuk ka bërë asgjë për ta hedhur poshtë këtë vlerësim, pasi këtë sezon ka shënuar vetëm gjashtë gola në 31 paraqitje në të gjitha garat, pesë në Serie A dhe një në Kupën e Italisë.

TMW raporton se paraqitjet zhgënjyese e kanë bindur Milanin ta nxjerrë në afatin kalimtar ish-sulmuesin e Chelseat.

Në janar, Fenerbahce e kishte kontaktuar francezin, ndërsa skuadrat e Arabisë Saudite pritet të bëjnë të njëjtën gjë në javët në vijim, teksa afron afati kalimtar veror./Telegrafi/