Please enter at least 3 characters.

Të shtëna masive në SHBA: Të paktën shtatë ndodhën javën e kaluar

2021/03/e49d92f8-b0e1-45a5-9ba3-52eebfae6e52.jpg
356:"BOULDER, CO - MARCH 22: Healthcare workers walk out of a King Sooper's Grocery store after a gunman opened fire on March 22, 2021 in Boulder, Colorado. Dozens of police responded to the afternoon shooting in which at least one witness described three people who appeared to be wounded, according to published reports. (Photo by Chet Strange/Getty Images))
12:"Getty Images

Të shtënat masive që ndodhën të hënën në një supermarket në Boulder, Colorado, është të paktën e shtata në shtatë ditët e fundit në SHBA.

Gjegjësisht, dhjetë njerëz u vranë në një të shtënë në Colorado, dhe kjo ndodhi më pak se një javë pasi tetë njerëz u vranë në një seri sulmesh në Atlanta në tre qendra masazhi.

Ngjarje të tilla tragjike në të vërtetë mund të shkaktojnë një debat në lidhje me legjislacionin e kontrollit të armëve në SHBA, transmeton Telegrafi.

Përveç dy të shtënave të mësipërme, tre incidente të tjera të ngjashme u raportuan vetëm të shtunën, raporton cnn.

Nga 16 deri më 22 mars, një total prej 46 personash u plagosën në të shtënat në të gjithë Shtetet e Bashkuara, 20 prej të cilëve vdiqën.

Megjithëse janë të disponueshme disa të dhëna zyrtare mbi dhunën e armatosur, qeveria federale e SBA-së nuk ka një sistem ose bazë të dhënash të centralizuar për gjurmimin e incidenteve me armë ose të shtënave masive me katër ose më shumë të vrarë, duke përfshirë ato në Atlanta dhe Boulder. /Telegrafi/