Please enter at least 3 characters.

Të premtën lansohet "One Kiss" nga Dua Lipa dhe Calvin Harris

2018/02/DuaLipad.jpg
230:"NEW YORK, NY - JANUARY 27: Dua Lipa performs onstage during Billboard and Mastercard present a night with Dua Lipa at Mastercard House on January 27, 2018 in New York City. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for Mastercard)
16:"Christopher Polk

Dua Lipa do të publikojë së shpejti projektin e saj më të ri.

Në fakt, ajo është e ftuar nga super producenti britanik, Calvin Harris për krijimin e ri muzikor.

Aktualisht kënga është lënë për rezervim para blerjes së plotë, teksa publikimi është paralajmëruar për të premtën.

"One Kiss" është punuar nga producenti i njohur britanik, kurse fansat e Duas mezi presin projektin e ri.

Duke ditur se Calvin Harris është një hitbërës natyral, kjo këngë pritet të jetë një tjetër sukses.

Dua këtë vit pritet të paraqitet më shumë në bashkëpunime, duke u fokusuar në turne.

Ajo vetëm vitin e kaluar publikoi albumin e vet-titulluar "Dua Lipa" i cili ja siguroi asaj dy çmime Grammy. /Telegrafi/