Please enter at least 3 characters.

Të paktën 12 persona janë lënduar pasi dy trena janë përplasur në një tunel afër Salisbury, Angli

2021/10/Screenshot-1-7.png

Dy trena pasagjerësh janë përplasur dhe të paktën një ka dalë nga shinat pas një incidenti pranë një kryqëzimi hekurudhor në Wiltshire.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ekuipazhet e urgjencës nxituan në vendngjarje në tunelin Fisherton midis Andover dhe Salisbury pas përplasjes rreth orës 19:20 të mbrëmjes së sotme.

Së paku 12 pasagjerë besohet se janë lënduar në incident ndërkohë që raportohet gjithashtu se një nga drejtuesit e trenave është bllokuar brenda kabinës.

Shumë njerëz u plagosën në aksident, por Policia Britanike e Transportit tha se ishin 'mirënjohës' që askush nuk kishte vdekur. /Telegrafi/