Please enter at least 3 characters.

Të gjithë këta 17 lojtarë debutuan me Jose Mourinhon te Real Madridi, por ku gjenden ata sot (Foto)

2017/02/Real-Madrid1.jpg

Jose Mourinho ka promovuar plot 17 futbollistë të rinj në kohën sa ishte trajner i Real Madridit.

Trajneri portugez është kritikuar shumë se luan me futbollistë të përgatitur, dhe se nuk i jep shumë hapësirë talenteve të rinj.

Por, sipas një publikimi të gazetës së njohur spanjolle, Marca, del e kundërta, pasi Mourinho ka promovuar mjaftueshëm futbollist të rinj në kohën e tij te ‘Mbretërit, transmeton Telegrafi.

Sipas publikimit të Marcas, del që portugezi me të vërtetë është një ‘Special One’, pasi plot 17 lojtar të rinj kanë debutuar me të. /Telegrafi/

Më poshtë Telegrafi u sjell listën prej 17-të futbollistëve që debutuar me Mourinhon dhe skuadrat ku tani ata gjinden:1.Jesus Fernandez (2011) - Skuadra aktuale: Cadiz

2.Joselu (2011) - Skuadra aktuale: Deportivo La Coruna

3.Jese (2011) - Skuadra aktuale: Las Palmas

4.Jorge Casado (2011) - Skuadra aktuale: Zaragoza

5.Pacheco (2011) - Skuadra aktuale: Alaves

6.Jose Rodriguez (2012) - Skuadra aktuale: Malaga

7.Cheryshev (2012) - Skuadra aktuale: Villarreal

8.Omar Mascarell (2013) - Skuadra aktuale: Eintracht Frankfurt

9.Diego Llorente (2013) - Skuadra aktuale: Malaga

10.Juan Carlos (2010) - Skuadra aktuale: Malaga

11.Mateos (2010), Skuadra aktuale: Orlando Ciy

12.Adan (2010) - Skuadra aktuale: Real Betis

13.Sarabia (2010) - Skuadra aktuale: Sevilla

14.Alvaro Morata (2010) - Skuadra aktuale: Real Madrid

15.Alex Fernandez (2011) - Skuadra aktuale: Elche

16.Nacho (2011) - Skuadra aktuale: Real Madrid

17.Tomas Mejias (2011) - Skuadra aktuale: Rayo Vallecano