Please enter at least 3 characters.

Tayna feston ditëlindjen e 26-të: Faleminderit të gjithëve fansave të mi që më dhurojnë dashuri çdo ditë të jetës time

2022/12/collage-2-7-scaled.jpg

Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen.

E lindur më 14 dhjetor të vitit 1996 në Prizren, ajo ka mbushur plot 26 vite jetë.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) këtë përvjetor të lindjes e ka mirëpritur në Francë.

Tayna (Foto: Instagram)

“Faleminderit të gjithë fansave të mi që më dhurojnë dashuri çdo ditë të jetës time”, nis postimi i krijueses së hitit “Teket”.

“E vlerësoj shumë. Ju jeni dhurata më e mirë për mua”, u shpreh më tej ajo.

Tayna ndryshe ka nisur karrierën në vitin 2018, teksa bëri debutimin në qershor me bashkëpunimin me Don Phenom “Columbiana”.

Tayna (Foto: Instagram)

Që atëherë, ajo ka sjell një sërë hitesh e bashkëpunimesh me emra të mëdhenj të muzikës.

Përgjatë këtyre viteve vlen të ceket se ka qenë njëra nga artistet më të kërkuara në treg. /Telegrafi/