Please enter at least 3 characters.

Taylor Swif dhuron një milion dollarë për të prekurit nga përmbytja në Luizianë

2016/08/i3sff2wedefvzulqpeov.jpg

Këngëtarja Taylor Swift ka vendosur t’u vijë në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet në Luiziana, duke dhuruar një milion dollarë për nevojat e tyre.

“Fakti që kaq shumë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë është trishtues”, ka deklaruar ylli i popit, transmeton Topchannel.

Swift ka inkurajuar të gjithë ata që mund të ofrojnë ndihmë ta ndërmarrin këtë hap dhe ka ftuar të gjithë që të luten për banorët e Luizianës në këto momente të vështira.