Taulant Kelmendi viziton banorët e Dubovës dhe Ozdrimit: Me zemër e me mendje, kësaj radhe edhe më bindshëm
01/06/2026
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kelmendi ka zhvilluar një vizitë me banorët e Dubovës dhe Ozdrimit, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët për çështje të ndryshme që preokupojnë këto komunitete.
Pas takimeve, Kelmendi ka ndarë përshtypjet e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shprehur mbështetjen që sipas tij po merr nga banorët e këtyre zonave.
"Dubova e Ozdrimi, me zemër e me mendje, kësaj radhe edhe më bindshëm", ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/


