Please enter at least 3 characters.

Tare: Shpresoj të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë

2019/12/IgliTaresupeerkupa-2.jpg
295:"RIYADH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 22: Igli Tare sporting director of SS Lazio celebrates the winning of Supercup after the Italian Supercup Final match between Juventus and SS Lazio at King Saud University Stadium on December 22, 2019 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për mediat italiane pas suksesit të bardhekaltërve ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë.

“E ndërtuam të gjithë bashkë, prandaj është fitorja e një grupi të madh. Shpresoj të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë”.

“Me kalimin e kohës ndikojnë shumë gjëra, por kur je i bindur se ke bërë një punë të mirë ke besim te rezultatet. Ky trofe është shumë i rëndësishëm, është konfirmimi i një skuadre të mrekullueshme".

Igli Tare (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“Merita është e trajnerit Inzaghi dhe e stafit të tij. Ata e dinë si t’i sistemojnë gjërat si në momentet negative dhe në ato pozitive”, ka deklaruar Tare.

Në ndërkohë, ai nuk ka ngurruar t’i thumbojë ata që dalin në skenë vetëm kur skuadra fiton, transmeton SuperSport.

“Është një trofe që dua t’ua dedikoj edhe atyre kërpudhave që dalin pas shiut. Kjo fitore është edhe për ata, që të mos të dalin vetëm kur fitojmë por edhe kur humbim, sepse skuadra ka nevojë për njerëzit e saj sidomos në këto momente”, ka shtuar Tare.