Please enter at least 3 characters.

Tare: Kemi marrëveshje me De Vrij

2018/02/Stefan-de-Vrij-e1517902702448.jpg
196:"ROME, ROMA - JANUARY 24: Stefan De Vrij of SS Lazio in action during the Serie A match between SS Lazio and Udinese Calcio on January 24, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka konfirmuar se mes klubit nga kryeqyteti italian dhe Stefan de Vrij është arritur marrëveshje.

Qendërmbrojtësi pritet të nënshkruajë marrëveshje me Biancocelesët, por gjithmonë me një klauzolë të vogël e cila ia mundëson largimin kur dëshiron ai.

Me marrëveshjen aktuale kontrata holandezit i skadon më 30 qershor dhe ai është i lirë të negociojë me klube, por Tare ka qetësuar tifozët rreth kësaj.

“Preferoj mos të flas për këtë sonte, së shpejti do të dalim me një komunikatë rreth kësaj".

“Ka marrëveshje komplete me lojtarin, por problemi qëndron me agjencinë e tij, por këto janë çështje burokratike".

“Është një histori që nuk do të mbarojë kurrë, por ne do vendosim shumë shpejt", ka thënë Tare për Mediaset Premium.

Ndeshja e ardhshme e Lazios është ndaj Napolit. /Telegrafi/