Please enter at least 3 characters.

Taravari: Presim më shumë se një grup parlamentar

2016/12/Taravari.jpg

Sekretari i Lëvizjes për Reforma PDSH dhe kryetar i shabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka komentuar ditën e zgjedhjeve dhe rezultatet për të cilët nuk ishte i sigurtë pasi tha se janë në proces numërimi, informon Telegrafi Maqedoni.

Taravari tha se në Strugë, Kërçovë, Dibër, Gostivar, Negotinë dhe Tetovë kanë rezultate të mira sipas burimeve brenda partiake që vijnë nga vëzhguesit.

''Nuk kemi numra mandatesh ende por presim rezultate të mira.''

Taravari në mes tjerash e kritikoi opozitën shqiptare dhe e quajti opozitë e pushtetit./Telegrafi/