Please enter at least 3 characters.

Tallja e Ramosit me ankesat e Mourinhos ndaj gjyqtarit në fund të ndeshjes (Video)

2017/08/RamosMourinho.jpg

Manchester Unitedi pësoi humbje prej 2-1 nga Real Madridi në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s që u zhvillua të martën mbrëma në Shkup.

Duke qenë se ishte një ndeshje e dy klubeve të mëdha, kamerat kanë mundur të kapin shumë momente dhe reagime interesante nga të dyja palët.

Njëri prej tyre ishte pas përfundimit të ndeshjes, kur trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, iu ankua gjyqtarit Gianluca Rocchi.

Ish-trajneri i Realit nuk ishte i kënaqur me disa vendime të njeriut që ndau drejtësinë në fushë, ndërsa kjo gjë e ka bërë Sergio Ramosin që të qeshë.

Në videon e mëposhtme mund të shihni reagimin e kapitenit të Los Blancos gjatë ankesave të Mourinhos. /Telegrafi/