Please enter at least 3 characters.

 “Takimi i parë me Tottin dhe De Rossin, ishte si ëndërr” - Kastrati flet për kalimin në ekipin e parë të Romës

Lirim Kastrati ka qenë i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Lojtari shqiptar ka rrëfyer shumë prapaskena interesante, mes tyre edhe takimin me legjendat e Romës.

“Më dukej vetja si në ëndërr, pasi ishin lojtarë si Totti, De Rossi e të tjerë, Rudiger e Manolas. Ka pasur shumë emra të mëdhenj”, rrëfen Kastrati në “Arena e Yjeve”.

“Më ka ra me u stërvit shpesh me ta dhe pastaj më kanë përzgjedhur që të bëjë një lojë miqësore me ta”.

“Ndihesha shumë krenar, pasi nuk ishte e lehtë të arrija deri aty...”, rrëfen më tej Lirimi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/