Please enter at least 3 characters.

Szczesny: Higuain i gjuan penalltitë gjithmonë në atë mënyrë

2018/11/Wojciech-Szczesny-e1542034587954.jpg
273:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 11: Wojciech Szczesny of Juventus FC saves a penalty kick from Gonzalo Higuain of AC Milan during the Serie A match between AC Milan and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on November 11, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, u shpreh i lumtur që arriti të mbrojë penalltinë e Gonzalo Higuainit në fitoren 0-2 ndaj Milanit.

Polaku tha se ia arriti duke kujtuar se si argjentinasi i gjuante ato sa ishte pjesë e Zonjës së Vjetër.

"E njoh atë, ai ishte një nga ata që gjuajti penalltitë vitin e kaluar", ka thënë Szczesny për JTV.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

"Vitin e kaluar, si portier i dytë, gjithmonë jam stërvitur me atë te penalltitë dhe natyrisht ne edhe i kemi studiuar ata".

"Vendosa të lëvizi i pari në penallti, ai zakonisht i gjuan ato në atë mënyrë dhe unë vetëm duhet të shpresoja që nuk do të ndryshonte, gjë që nuk e bëri".

"Jam i lumtur që kam mbrojtur penalltinë", ka shtuar polaku.

Ndeshja e ardhshme e Juves është kundër Spalit, ndërsa Milani udhëton te Lazio në Romë. /Telegrafi/