Sylvinho thotë se Shqipëria po rritet si ekip, shprehet i lumtur për fitoren
14/10/2024
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur pas fitores si mysafir i Gjeorgjisë me rezultat 1-0, duke u shprehur i lumtur me paraqitjen e ekipit. Sipas tij Shqipëria është rritur si skuadër dhe se është krenar që drejton këtë djem. "Ishte ndeshje shumë e mirë. Ndryshimi nga ndeshja e kaluar është se sot fituam e në ndeshjen e kaluar jo. Jemi duke u rritur si skuadër. Edhe në ndeshjen e kaluar kishim mundësi për të ndryshuar rezultatin, por nuk kishim fat”.


