Please enter at least 3 characters.

Suspendohet kapiteni kufitar, shkak vizita e Gjuriqit

2016/12/djuric-6.jpg

Është suspenduar sot nga puna kapiteni i Policisë së Kosovës në njësitin kufitar, Zvezdan Spasojeviq.

Suspendimi ka ardhur si pasojë e vizitës së drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, i cili ditë më parë ka ardhur ilegalisht në Kosovë, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.

Ndryshe, Spasojeviq është eprori i tretë që brenda dy javësh suspendohet për shkak të vizitës së Gjuriqit në Kosovë, pasi më herët ishin suspenduar edhe zëvendëskomandanti i policisë në veri të Mitrovicës, majori Goran Zhivkoviq dhe shefi i operativës, kapiteni Milija Millosheviq. /Telegrafi/