Please enter at least 3 characters.

Suso i Milanit dhe Barella i Cagliarit në radarin e Arsenalit

2019/02/susoa.jpg
202:"GENOA, ITALY - JANUARY 21: Jesus Suso of Milan during the Serie A match between Genoa CFC and AC Milan at Stadio Luigi Ferraris on January 21, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka nisur të planifikojë skuadrën për sezonin e ardhshëm gjersa këtë kampionat po has në vështirësi.

Shefi i zbulimit të lojtarëve të klubit anglez, Raul Sanllehi kishte udhëtuar të dielën për në Itali, ku ka shikuar për së afërmi ndeshjen mes Milanit dhe Cagliarit.

Disa prej lojtarëve kanë rënë në syrin e të dërguarit të Gunners duke përfshirë mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.

Nicolo Barella (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Gjithashtu po raportohet se klubi anglez po kërkon edhe shërbimet e ish-lojtarit të Liverpoolit, përkatësisht mesfushorit me tipare sulmuese të Milanit, Jose Suso.

Të dy lojtarët janë nën vëzhgimin e Gunnersave pasi këta të fundit nuk arritën të arrijnë një marrëveshje me Interin për Ivan Perisicin.

Theksojmë se Unai Emery i ka kërkuar zyrtarëve të klubit londinez të përforcojnë edhe radhët e repartit mbrojtës.

Ndryshe, Arsenali aktualisht zë pozitën e pestë të renditjes tabelore me 50 pikë, përkatësisht ka një më pak se vendi i katërt, Manchester United. /Telegrafi/