Please enter at least 3 characters.

Susanne Eman dëshiron të bëhet gruaja më e trashë në botë

2016/01/f.0817153539369_m.jpg

Susanne që tash peshon 330 kilogramë, ndërsa qëllimi i saj është të mbërrijë peshën 730 kilogramë dhe për këtë arsye ajo konsumon për çdo ditë deri në 20.000 kalori, shkruan Daily Mail.

Susanne shpreson se deri në fund të vitit do të mbërrijë peshën e dëshiruar. Amerikania 32 vjeçare nga Arizona është nënë e dy fëmijëve dhe është e papunë, pasi për shkak të peshës së tepërt ajo nuk mund të punojë.

Beson se që tash peshon më shumë se Donna Simpson, 43 vjeçarja nga New Jersey e cila ka 317 kilogramë dhe mban rekordin si gruaja më e trashë në botë. “Dëshiroj të zbuloj nëse qeniet njerëzore mund të mbërrijnë peshën deri në një tonelatë”, thotë Susanne, duke shtuar se ka për qëllim që të shtojë edhe më peshën.

Ajo nisi këtë mision bizar pasi dështoi të ndalojë trashjen natyrale. Por përkundër peshës ajo për çdo ditë bën stërvitjet e thjeshta dhe rregullisht kontrollohet tek mjeku dhe përkundër këshillave të mjekëve se eksperimenti i saj mund të jetë vdekjeprurës, Susanne nuk e ka ndërmend të ndalet.

Mjeku Patrick Flite tha se Susanne momentalisht nuk ka probleme shëndetësore, por ajo po luan ruletin rus me jetën e saj. /Telegrafi/