Please enter at least 3 characters.

Superkompjuteri parashikon tabelën e plotë të Ligës Premier për sezonin 2020-21, kush shpallet kampion dhe kush bie nga elita?

2020/08/premier-league-1.jpg

Manchester City është parashikuar të mposht rivalët e ashpër të Liverpoolit për të fituar titullin e Ligës Premier në sezonin e ri.

Liverpooli përfundoi me 19 pikë epërsi ndaj Cityt në sezonin e kaluar duke bërë që skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi titullin e Ligës Premier pas 30 viteve.

Por, një super-kompjuter ka sugjeruar tani që Liverpooli nuk do të arrijë të mbrojë titullin kampion edhe në sezonin 2020-21.

Sipas Unikrn, City dhe Liverpooli do të përfundojnë përkatësisht i pari dhe i dyti në sezonin e ardhshëm të Ligës Premier.

Manchester City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester United, i cili u rendit i treti në ligë sezonin e kaluar, parashikohet të përfundojë në të njëjtin pozicion sezonin e ardhshëm.

Chelsea pritet të kapë vendin e fundit të Ligës së Kampionëve, ndërsa Spurs do të përfundojë në vendin e pestë dhe të sigurojë futbollin e Ligës së Evropës.

West Brom, Fulham dhe Aston Villa janë tre klubet që parashikohet të largohen nga Liga Premier.

Më poshtë është parashikimi i superkompjuterit për tabelën përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 2020-21:20.West Bromwich Albion19.Fulham18.Aston Villa17.Newcastle United16.Crystal Palace15.Burnley14.Sheffield United13.Brighton & Hove Albion12.Leeds United11.West Ham United10.Southampton9.Everton8.Wolverhampton Wanderers7.Leicester City 6.Arsenal5.Tottenham Hotspur4.Chelsea3.Manchester United2.Liverpool1.Manchester City/Telegrafi/