Please enter at least 3 characters.

Superkompjuteri parashikon tabelën e plotë të Ligës Premier pas pushimit ndërkombëtar, shumë ndryshime dhe befasi në renditje

2020/10/premier-league-2.jpg

Manchester Unitedi tani parashikohet të bjerë nga katër pozitat e para të Ligës Premier pas një fillimi të dobët të sezonit të ri, ndërsa kampion pritet të bëhet përsëri Liverpooli.

Djajtë e Kuq kanë humbur dy nga tre ndeshjet e tyre të para të sezonit dhe kanë pësuar 11 herë për shkak të paraqitjeve të dobëta të tyre mbrojtëse dhe kulmi ishte humbja 6-1 nga Tottenham në shtëpi para fillimit të pushimit ndërkombëtar.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pritej të përfundonte brenda katër pozitave të para në një parashikim të mëparshëm të superkompjuterit.

Sidoqoftë, superkompjuteri i talkSPORT tani beson se Unitedi do të përfundojë në vendin e shtatë këtë sezon duke dështuar të kualifikohet në garat evropiane.

Superkompjuteri parashikon që Liverpooli do të mbrojë titullin e Ligës Premier, pavarësisht se u mposht me rezultat 7-2 nga Aston Villa në fillim të këtij muaji.

Manchester City pritet të përfundojë pas Liverpoolit në tabelë, ndërsa Chelsea dhe Spurs parashikohet të përfundojnë në vendin e tretë dhe të katërt.

Ndërkohë, Arsenali parashikohet të përfundojë në vendin e pestë dhe të sigurojë kualifikimin në Ligën e Evropës dhe pas tyre vjen skuadra e Carlo Ancelottit, Evertoni, të cilët kanë qenë në formë të lartë, ku aktualisht janë në krye të ligës pasi fituan katër ndeshjet e tyre të para.

Fulham, West Brom dhe Burnley janë tre skuadrat që pritet të bien nga kategoria.

Më poshtë janë parashikimet e superkompjuterit për tabelën e plotë të Ligës Premier:

20.Fulham (bie nga kategoria)19.West Bromwich Albion (bie nga kategoria)18.Burnley (bie nga kategoria)17.Sheffield United16.Newcastle United

15.Brighton & Hove Albion14.Crystal Palace13.West Ham United12.Aston Villa11.Southampton

10.Leeds United9.Wolverhampton Wanderers8.Leicester City7.Manchester United6.Everton

5.Arsenal (kualifikohet në Ligën e Evropës)4.Tottenham Hotspur (kualifikohet në Ligën e Kampionëve)3.Chelsea (kualifikohet në Ligën e Kampionëve)2.Manchester City (kualifikohet në Ligën e Kampionëve)1.Liverpool (kampion i Ligës Premier)

/Telegrafi/