Please enter at least 3 characters.

Super kompjuteri parashikon Leeds Unitedin si fitues të Championship dhe rikthimin e tyre në Ligën Premier  

2019/07/lleds.png

Një Super Kompjuter ka parashikuar që Leeds United të fitojë Kampionatin duke u rikthyer në Ligën Premier për herë të parë që nga viti 2004.

Leeds dështoi të rikthehet në kampionatin elitar të Anglisë sezonin e kaluar. Ata përfunduan në vendin e tretë pavarësisht se ishin në krye të tabelës në Krishtlindje.

Skuadra e Marcelo Bielsa ka humbur në Play-Off ndaj Derby County duke dështuar rikthimin në Ligën Premier.

Por, një Super kompjuter tani ka mbështetur idenë se Leeds do të fitojë promovim në Ligën Premier sezonin e ri, pasi parashihet të përfundoj i pari.

West Bromwich Albion gjithashtu është parashikuar të kthehet në Ligën Premier, ndërsa Fulham, Cardiff City, Bristol City dhe Nottingham Forest parashikohet të gjitha në Play-Off.

Super Kompjuteri beson se Millwall, Reading dhe Barnsley do të bien nga kategoria e Championshipit.

Këtu është tabela e plotë e Super Kompjuterit përmes talkSPORT:1.Leeds United (Kampion dhe promovohet në Ligën Premier)2.West Bromwich Albion (Promovohet në Ligën Premier)3.Fulham (Play-Off)4.Cardiff City (Play-Off)5.Briston City (Play-Off)6.Nottingham Forest (Play-Off)7.Brentford8.Middlesbrough9.Derby County10.Huddersfield11.Swansea City12.Stoke City13.Hull City14.Sheffield Wednesday15.Blackburn Rovers16.Queens Park Rangers17.Wigan Athletic18.Charlton Athletic19.Preston20.Birminghamit21.Luton22.Millwall (bie nga kategoria)23.Reading (bie nga kategoria)24.Barnsley (bie nga kategoria)

Sezoni i ri 2019/20 fillon të premten në mbrëmje ndërsa Luton Town e pret Middlesbrough. /Telegrafi/