Sulmuesi i ligës së tretë franceze shënon një gol që do e ëndërronte edhe Ibra (Video)
05/04/2016
Të shënosh gol në mënyrë të tillë thuhet se është një ndër shkathtësitë më të vështira për futbollistët profesionistë.
Por, Jordan Blondel i ekipit Avranches e bëri pikërisht këtë, duke e turpëruar ekipin kundërshtar, transmeton Gazeta Blic.
Në ndeshjen ndaj Consolat Marseille në ligën e tretë të futbollit francez, 23-vjeçari shënoi golin e tij të parë me klubin, dhe e bëri këtë në mënyrë spektakolare.


