Please enter at least 3 characters.

Sulmoi zyrtarët policorë dhe dëmtoi stacionin e policisë në Prishtinë – arrestohet i dyshuari

2018/01/Arrestim-foto-ilustruese-650x358.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën B në Prishtinë rreth orës 23:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka penguar, kanosur dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë, viktimat meshkuj kosovar. I dyshuari ashtu ka dëmtuar gjësendet në stacionin policor Jugu, Prishtinë”, njofton policia.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/