Please enter at least 3 characters.

Sulmohet fizikisht punonjësi në pikën pagesore Gostivar-Tetovë

2016/11/Pika-pagesore-Gostivar-Tetovë.jpg

Dhjetë të panjohur dje në mbrëmje kanë sulmuar fizikisht një punonjës në pikën pagesore në autostradën Gostivar - Tetovë, e kanë goditur, dhe me hekur kanë thyer kabinën dhe më pas janë larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë, banditët kanë dalë nga autobusi me targa të Shkupit rreth orës 20:30 dhe e kanë sulmuar punonjësin.

Pas incidentit punonjësi R.I. (53) nga Tetova është transferuar në Spitalin Klinik - Tetovë, ku më pas është mbajtur në trajtim të mëtutjeshëm.

Inspektimi në vend është kryer nga ekipi i SPB-së. Janë marrë masa për të gjetur autorët dhe për zgjidhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/