Please enter at least 3 characters.

Sulmohen fizikisht dy persona në Vushtrri

2019/08/rrahje-sakte-2400x1524-c-848x478_4946.jpg

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy persona, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të martën rreth orës 19:37 në rrugën “Bedri Pejani”, në Vushtrri.

Sipas raportit, dy viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Dy viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/