Sulmi në Las Vegas, kush është njeriu që në mes të shtënave i tregoi gishtin e mesëm sulmuesit? (Video)
14:"Oliver McAteer
02/10/2017
Një burrë i cili në një video shihet duke i treguar gishtin e mesëm njeriut që sulmoi në Las Vegas është bërë “simbol i shpirtit amerikan”.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për njeriun deri më tani të pa identifikuar i cili shihet duke qëndruar në këmbë derisa dëgjohen të shtënat.
Stephen Paddock vrau të paktën 58 njerëz dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë, pasi shtiu nga një dritare e katit të 32-të të një hoteli.
Autoritetet kanë thënë se deri më tani nuk kanë gjetur ndonjë lidhje të sulmuesit me grupin terrorist ISIS. /Telegrafi/


