Please enter at least 3 characters.

Sulmi me thikë ndaj mësueses- reagon Këshilli i Prindërve të Prishtinës, e quan akt jonjerëzor

2019/05/46947394_272275766824622_1515010410418274304_n.jpg

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në shkollën "7 Marsi" në Prishtinë, ku një mësuese u ther me thikë nga nëna e një nxënësi në këtë shkollë.

Menjëherë në vend ngjarje kishin dalë policia të cilët viktimën V.P e kishin dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkaq të dyshuarën B.D 38 vjeç e arrestuan.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës. Përmes një njoftimi për media, ata e kanë quajtur këtë akt si akt jonjerëzor.

"Nuk ka asnjë justifikim që mund të arsyetojë një veprim të tillë", thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës shpreh keqardhjen më të thellë për sulmin fizik që i është bërë mësueses së shkollës “7 Marsi” në Prishtinë.Njëkohësisht e dënojmë ashpër këtë akt të pashembullt e jonjerëzor. Nuk ka asnjë justifikim që mund të arsyetojë një veprim të tillë.Në emër të prindërve të Kryeqytetit i urojmë shërim të shpejtë mësueses! /Telegrafi/