Please enter at least 3 characters.

Suedezi akuzohet për spiunim në dobi të Rusisë

2021/02/f6d620cdf5f871f18304fe171f848b3bb41a3de27163745a7d8b2ba674c92013.jpg
87:"STOCKHOLM 20210208 Ryska ambassaden i Stockholm. Foto: Janerik Henriksson/TT Kod: 10010
15:"TT NYHETSBYRÅN

Një zyrë e prokurorisë suedeze akuzoi sot një 47-vjeçar për spiunim në dobi të Rusisë, ku për disa vjet i ka dhënë informacione një diplomati rus në këmbim të parave.

Prokurori Mats Ljungqvist tha se i akuzuari, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, menjëherë para arrestimit të tij, në shkurt të 2019, mori rreth 2700 euro nga një oficer i inteligjencës ruse i cili, nën petkun e një diplomati, punonte në ambasadën ruse në Stokholm.

Shërbimi publik suedez SVT raportoi se i akuzuari ishte një shtetas suedez dhe se punonte për kompaninë suedeze të automjeteve Volvo në Gothenburg, si dhe për prodhuesin e kamionëve Scania, shkruan thelocal.se.

"Kjo çështje lidhet me një krim që rrezikon sigurinë e Suedisë", tha prokuroria duke shtuar se i akuzuari transferoi në mënyrë të paligjshme materiale nga kompjuteri i tij në punë në një kompjuter privat, dhe pastaj në një memorie USB, si dhe se ai fotografoi të dhëna nga ekrani i kompjuterit të tij.

Nëse akuzat konfirmohen, ai mund të marrë një "dënim të gjatë", shtoi prokurori. Në Suedi, dënimi maksimal për spiunazh është gjashtë vjet. /Telegrafi/