Please enter at least 3 characters.

Stresin e "shpallin" të vdekur (Foto)

2017/06/stresii.jpg

Miqtë e reperit shqiptar kanë rënë pre e lajmeve të rrejshme.

Në fakt, disa media kanë raportuar për vdekjen e Arkimed Lushajt, i njohur më mirë me nofkën Stresi.

Kjo ka bërë që të kontaktohet reperi prej miqve rreth vërtetësisë së lajmit, ku njërën prej bisedave e ka publikuar edhe në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që lajme të kësaj natyre dalin për persona të famshëm.

Kujtojmë se kjo ndodh shpesh sidomos për personalitet botërore duke shkaktuar panik në internet.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/