Please enter at least 3 characters.

Stivi Frashëri është liruar nga spitali, ndërsa Ballkani i rikujton Gjilanit se si është pritur në Therandë

2022/04/frashe.jpg

Ballkani ka lëshuar një tjetër njoftim, duke thënë se gjendja e portierit të tyre, Stivi Frashëri është e mirë dhe së është liruar nga spitali.

Gardiani shqiptar u godit nga tifozët e Gjilanit në fund të takimit, pas golit të pësuar nga homologu i tij që realizoi me kokë.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Ballkani i ka rikujtuar Gjilanit për pritjet që kanë marrë në Therandë:

Të dashur tifozë,Siç jeni tashme te njoftuar lidhur me incidentin ne ndeshjen ndermjet SC Gjilani dhe FC Ballkani gjeja më e rëndësishmja është mirëqenia dhe shëndeti i Stivi Frasherit.Lidhur me këtë falenderojmë të gjithë komunitetin sportiv dhe qytetaret e ndershëm për mbështetjen ndaj të sulmuarit Stivi, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë ku në emergjencen e spitalit ne Gjilan i ka bërë analizat fillestare, ndërsa është i udhëzuar për të bërë rezonanca shtesë pasi ka shtypje te mbrendshme .

Shpresojmë në sherimin sa me te shpejt të gardianit tonë.Të ju përkujtojmë se SC Gjilani në Suharekë ka marr pikët e plota si mysafir, por asnjëherë nuk i’u është rezervuar pritja e këtill si kjo e sotit pasi ne si klub i kemi raportet shume te mira me të gjitha klubet.Futbollistët e rivalit tonë të sotshem i përgëzojmë për angazhimin dhe lojën e shfaqur, ndërsa organizimin e ndeshjes derbi i’a lejmë organeve kompetente që të vlerësojnë dhe gjykojnë brenda rregulloreve te FFK-se

Huliganizmi i shfaqur pa përfunduar ndeshja kryesore e kësaj xhiroje askujt nuk i shkon për shtati, andaj ftojmë policin e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë që të bëjnë çmos për të vënë drejtësinë me qëllim që raste te këtilla mos të përseritën asnjëherë.Faleminderit te gjithë opinionit futbolldashës për reagimet dhe mbeshtetjet.Me respekt FC Ballkani. /Telegrafi/