Statistika të çmendura: Granit Xhaka e ka dominuar Ligën Premier që prej kalimit te Sunderland
Që prej kalimit në Ligën Premier, mesfushori Granit Xhaka ka qenë padyshim dominues në kampionatin anglez.
Përpos golave dhe asisteve që kanë ndikuar që Sunerland të jetë në pjesën e epërme të tabelës, Xhaka edhe statistikisht është mbi secilin lojtar të Ligës Premier.
“beIN Sports” ka publikuar statistikat e jashtëzakonshme të Xhakës që prej kalimit te Sunderland, ku është i pari për asistime (tre sosh), më së shumti prekje të topit (717), pasime të kompletuara (459), pasimi i tretë final (184), duele të fituara (62), posedimi i topit i fituar (49), si dhe ka krijuar plot 16 shanse.
Ndër të tjera, Xhaka është treguar edhe atlet i lartë me 112.8 kilometra të kryer deri më tani në fushë.
What an impact Granit Xhaka has had since his arrival at Sunderland 🔥@CrosbyNicky and Nick Summerbee discuss 👇#beINPL#SUNARS#SAFCpic.twitter.com/GR4dtEJd79
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) November 8, 2025
Kjo padyshim e dëshmon dallimin e madh që ylli shqiptar po e bën në kampionatin anglez, si dhe po e vendos Sunderlandin në një pozitë për të ëndërruar një vend që të dërgon në Evropë./Telegrafi/


