Please enter at least 3 characters.

"Spotify" publikon statistikat vjetore - Bebe Rexha është dëgjuar mbi 1.5 miliardë herë gjatë vitit nga 106.9 milionë njerëz

2019/12/bib2.jpg
292:"LAS VEGAS, NEVADA - OCTOBER 10: Bebe Rexha kicked off CLUB JBL during the second night of JBL Fest, an exclusive, three-day music experience hosted by JBL at Jewel Nightclub at the Aria Resort & Casino on October 10, 2019 in Las Vegas, Nevada. (Photo by David Becker/Getty Images for JBL)
20:"Getty Images for JBL

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila pak ditë më parë vizitoi Shqipërinë, vazhdon të jetë një prej artisteve femra më të dëgjuara gjatë vitit.

Platforma më e madhe e muzikës në botë, "Spotify" ka nxjerrë së fundmi statistikat vjetore për secilin artist, duke treguar se sa janë dëgjuar ata përgjatë një viti të tërë.

Nga këto statistika rezulton se Bebe Rexha është dëgjuar plot 1.5 miliardë herë nga fansat gjatë vitit 2019.

106.9 milionë është numri i personave që kanë dëgjuar muzikën e saj, të cilët vijnë nga 79 shtete të ndryshme.

Ndërkohë, orët e shpenzuara nga këta dëgjues për këngët e artistes shqiptare janë plot 74.3 milionë orë.

E lumtur për këto rezultate, Rexha ndau me ndjekësit e saj një fotografi të kësaj tabele, duke i falënderuar kështu të gjithë fansat për sukseset që i dhuruan gjatë këtij viti. /Telegrafi/