Please enter at least 3 characters.

SPB Tetovë: Gjendet drogë në veturën e të burgosurit

2020/06/SPB-Tetove.png

Të enjten rreth orës 10:00, në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll në një automjet, në pronësi të 31-vjeçarit G.G. nga Çegrani i Gostivarit, i cili po vuante dënimin me burg.

"Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marijuanë".

"Kundër G.G. pas dokumentimit të plotë të çështjes do të vijojë parashtresa përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.