Spalletti publikon listën për ndeshjen me Eintrachtin, mungesa të rëndësishme te zikaltërit
307:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - MARCH 07: Marcelo Brozovic of FC Internazionale walks off dejected after the UEFA Europa League Round of 16 First Leg match between Eintracht Frankfurt and FC Internazionale at Commerzbank-Arena on March 07, 2019 in Frankfurt am Main, Germany. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
Inter. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
Pamje nga ndeshja . (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
12:"Getty Images
13/03/2019
Marcelo Brozovic do të jetë në skuadrën e Interit për përballjen me Eintracht Frankfurt të enjten, por Kwadwo Asamoah dhe Lautaro Martinez janë të pezulluar.
Brozovic kishte një dëmtim në kofshë, por do të jetë gati për ndeshjen.
Në anën tjetër Asamoah dhe Martinez duhet të pushojnë shkaku i kartonëve.
Ndeshja e parë kundër Frankfurtit, ishte mbyllur 0-0.
Keita Balde Diao është gati dhe pritet të luajë, ndërsa Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan mbeten jashtë.
Miranda ka nevojë ende për më shumë kohë që të rikuperohet nga operacioni i hundës.
Megjithatë, Milan Skriniar dhe Danilo D'Ambrosio do të jenë të pranishëm, sikurse edhe Matias Vecino që është kthyer nga suspendim. /Telegrafi/
Skuadra e Interit: Handanovic, Padelli, Berni; De Vrij, Ranocchia, Cedric, D'Ambrosio, Skriniar, Zappa; Vecino, Valero, Gavioli, Perisic, Schiro, Brozovic, Keita; Politano, Merola, Esposito, Candreva.

