Please enter at least 3 characters.

Spalletti mendon të luajë ndaj Fiorentinës me Perisicin nga minuta e parë

2018/09/DlxBxuDU8AATItR-e1537859594274.jpg

Sonte (e martë) në Giuseppe Meazza do të zhvillohet ndeshja më interesante e xhores së gjashtë në Serie A, ajo mes Interit dhe Fiorentinas.

Interi e fillon ndeshjen i motivuar nga fitorja në minutat e fundit kundër Sampdorias.

Por, zikaltrit nuk do ta kenë aspak lehtë pasi Viola në këtë fillim sezoni ka qenë një nga skuadrat më të mira në kampionat.

Gjithsesi trajneri i Interit, Luciano Spalletti, tashmë ka menduar disa lëvizje taktike dhe me shumë mundësi nga minuta e parë do të luajë Ivan Perisic.

Formacioni i mundshëm i Interit (4-2-3-1): Handanovic; D'Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.

Formacioni i mundshëm i Fiorentinas (4-3-3): Lafont; Milenkovic, Pezzella, Vitor Hugo, Biraghi; Benassi, Veretout, Edimilson; Chiesa, Simeone, Eysseric.

Skuadra nga Milano renditet në vendin e nëntë me shtatë pikë, kurse Viola në të tretin me 10 pikë. /Telegrafi/