Spahiu me Fenerin gjunjëzon Barcelonën (Video)
26/10/2013
Basketbollisti shqiptar, Kenan Spahiu ia nisi ndeshjes në pesëshen e parë të përcaktuar nga trajneri serb, Zelko Obradoviq. Sipahiu përgjatë 11 minutave sa u paraqit në parket, arriti të shënoi pesë pikë.
Ndërsa lojtari më i mirë tek ekipi turk ishte lituanezi, Linas Klieza, i cili shkëlqeu me 22 pikë e katër kërcime, ku u ndihmua edhe nga kroatët, Luka Zoriq me 12 dhe Bojan Bogdanoviq me 11 pikë.
Ndërsa në anën tjetër te katalonasit u dalluan ylli spanjoll, Juan Carlos Navarro me 18 pikë dhe Ante Tomiq me 16 sosh.
Kjo ishte fitorja e dytë e Fenerbahçes, ndërsa Barcelona pas fitores në javën e parë, tani u njoftua edhe me humbje në xhiron e dytë të Turkish Euroleague. /Tribuna/Telegrafi/


