Southampton - Arsenal, formacionet zyrtare
Southamptoni dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë mysafir të Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatin anglez, ndeshje e cila fillon nga ora 14:30.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery është në formë të mirë me rezultate pozitive dhe pret fitoren e radhës nga ky udhëtim.
Në anën tjetër, vendasit janë në fundin e tabelës dhe larg formës së sezoneve të fundit dhe do të ishin shumë të kënaqur edhe me një barazim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme në këtë takim.
Te Arsenali nga minuta e parë do të luajnë edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ndërsa Shkodran Mustafi mungon shkaku i kartonëve.
Southampton: McCarthy; Valery, Vestergaard, Bednarek, Yoshida, Targett; Hojbjerg, Romeu; Armstrong, Redmond; Ings.
Arsenal: Leno; Bellerin, Lichtsteiner, Koscielny, Monreal; Xhaka, Guendouzi, Torreira; Mkhitaryan, Iwobi, Aubameyang;
/Telegrafi/


