Please enter at least 3 characters.

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit – a do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët?

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot, më 9 shtator, ndërkaq në rend dite janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Seanca do t’i vazhdojë punimet nga ora 11:00.

Seanca konstituive e Legjislaturës XI nisi më 6 gusht 2026, por nuk u përmbyll.

Deputetët ka dhënë betimin, ndërsa procesi mbeti pa përfunduar pasi Lëvizja Vetëvendosje, si partia që ka fituar zgjedhjet nuk prezantoi kandidatin për kryeparlamentar.

Telegrafi.com do të raportojë në kohë reale për të gjitha zhvillimet nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

09/09/2026 07:39- KDI: Kuvendi mund të konstituohet, por tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridike

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet edhe pas tejkalimit të afatit kushtetues 30-ditor, por ka kërkuar qartësi juridike nga Gjykata Kushtetuese për pasojat e një veprimi të tillë.

Sipas KDI-së, konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për funksionimin normal të institucioneve dhe për tejkalimin e krizës institucionale, por tejkalimi i afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese ngre çështje serioze juridike.

Lajmi i plotë KËTU:

09/09/2026 07:36- Aleanca nuk merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive

Foto: Arkiv

Aleanca ka vendosur që të mos marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet, sot më 9 shtator.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë.

Lajmi i plotë KËTU:

09/09/2026 07:33- Seanca konstitutive, Kurti: Do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e pranishme në seancën e Kuvendit të Kosovës që është thirrur për të mërkurën e 9 shtatorit.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesë propozim për kryetar të Kuvendi, Kurti u përgjigj shkurt: "... e kanë thirr seancën e Kuvendit, do të jemi aty”.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU:

09/09/2026 07:26- Deklarata e kryesuesit Dehari për seancën konstituive

Foto: Arkiv

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ditë më parë kur paralajmëroi vazhdimin e seancës për sot tha se edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, ka vendosur që vazhdimin e seancës konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00.

Dehari në një deklaratë theksoi se Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor.

“Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e seancës konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00. Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t'i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese”, ka shkruar ai.