Please enter at least 3 characters.

Sot mblidhen Komisioni për buxhet dhe ai për mbikëqyrjen e AKI-së

2021/02/kuvendi-odk.jpg

Dy komisione parlamentare sot do të mbajnë mbledhje, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere si dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton dy marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ky Komision do të mblidhet në orën 10:00.

Ndërkaq, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për vitin 2022.

Ky Komision mban mbledhjen po ashtu në orën 10:00. /Telegrafi/