Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës
06/07/2024
Sot do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për zgjedhjen e kryesisë së re të organizatës, në Atelienë përballë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Regjistrimi do të bëhet në ora 11:00, transmeton Telegrafi.
Më poshtë gjeni rendin e ditës për këtë Kuvend Zgjedhor:
11:00 Regjistrimi;11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit;11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024;12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së;12:30 Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës;12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar;12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për Kryetar/e dhe Anëtarë të Bordit;15:00 Shpallja e rezultateve. /Telegrafi/


