Please enter at least 3 characters.

Sot hidhet shorti për 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve, këto janë skuadrat që presin t’i mësojnë kundërshtarët

2019/12/uefa-champions-league-draw-pots-balls.jpg
249:"NYON, SWITZERLAND AUGUST 5: A general view of the UEFA Champions League 2019/20 Play-off draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on August 5, 2019 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)
21:"UEFA via Getty Images

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA sot do të hedh shortin për 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat më të mira në Evropë do të mësojnë fatin e tyre dhe kundërshtarët e radhës në këtë raund të eliminimit direkt.

Shorti do të tërhiqet me fillim nga ora 12:00 ndërsa 16 skuadrat e kualifikuara janënë pritje të kundërshtarëve të radhës.

Si rrallë herë më parë të gjitha 16 skuadrat e kualifikuara vijnë nga top pesë kampionatet më të forta evropiane si Serie A, La Liga, Liga Premier, Bundesliga e Ligue 1.

Skuadrat që përfunduan në pozitat e para në grupe do të luajnë me ato që janë në pozitat e dyta.

Dy ekipe që kanë qenë në të njëjtin grup nuk mund të takohen në këtë fazë, ashtu si nuk mund të takohen edhe skuadrat nga i njëjtë shtet.

Skuadrat që kanë zënë vendin e parë në grupe:

Barcelona
Bayern Munich
Juventus
RB Leipzig
Liverpool
Manchester City
PSG
Valencia

Skuadrat që kanë përfunduar të dytat në grupe:

Borussia Dortmund
Tottenham Hotspur
Atletico Madrid
Lyon
Napoli
Atalanta
Real Madrid
Chelsea

/Telegrafi/