Sot fillon festivali ''Tetova International Film Festival-2017''
03/10/2017
Për të gjashtën herë me radhë, sot edhe një herë do të rifillojë festivali i filmit në Tetovë, i organizuar nga grupi artistik ODA.
''Tetova International Film Festival-2017'' do të fillojë sot dhe do të vazhdojë deri më 7 tetor.
Ceremonia e hapjes do të jetë sonte nga ora 20:00 me filmin ''Hunting Files'' e Izer Aliut, producent nga Maqedonia që vepron në Norvegji. Ky film është realizuar në Maqedoni me kastën e aktorëve prej Norvegjia dhe gjithandej. /Telegrafi/


