Sot debat parlamentar lidhur me 100 ditshin e Qeverisë Kurti
02/08/2021
Deputetët do t’iu drejtohen të hënën ulëseve të Kuvendit të Kosovës në një seancë plenare nga ora 10:00, në rendin e ditës të së cilës janë gjashtë pika.
Rendi i ditës:-Deklarimet jashtë rendit të ditës,-Pyetjet parlamentare,-Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,-Debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Kosovës,-Zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,-Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.


