Please enter at least 3 characters.

Sot afati i fundit për komente mbi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Në Gjykatën Kushtetuese është duke e proceduar kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Kështu tha në një përgjigje për Telegrafin, Veton Dula nga zyra për media e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij afati për dorëzimin e komenteve në këtë rast është data 11 mars.

“Kjo kërkesë është duke u proceduar. Afati për dorëzimin e komenteve në këtë rast është data 11 mars 2026”, ka thënë Dula për Telegrafin.

Ndryshe, ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën e nënshkruar nga 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit. /Telegrafi/